Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dy fshatra përfitojnë objekte të reja shkollore

Komuna e Lipjanit nga buxheti vetjak prej rreth 300 mijë eurosh ka nisur ndërtimin e Shkollës Fillore në fshatin Bregu i Zi dhe në Mirenë.

Ekzekutivi i kësaj komune i ka cilësuar si projekte të rëndësishme dhe të nevojshme për qytetarët e këtyre lokaliteteve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë vënies së gurit themeltar në fshatin Bregu i Zi, të hënën, kryetari i Komunës, Imri Ahmeti, ka thënë se po krijojnë kushte të favorshme edhe për brezat e ardhshëm të qytetarëve të Lipjanit.

“Me plotësimin e këtij kriteri do të mbetet obligim i përbashkët me banorët e këtij fshati me strukturat politike të udhëheqjes komunale dhe kompetentëve të cilët merren me procesin arsimor që në vazhdimësi t’i plotësojmë të gjitha kushtet, të arrijmë një cilësi më të mirë në mësimnxënie për të gjithë brezat. Po e kryejmë vetëm një pjesë të obligimit, i cili është i përbashkët, por këtij obligimi duhet t’i shtojmë që të jemi të përgjegjshëm për të qenë të sjellshëm e korrektë me jetën me detyrat dhe përgjegjësitë që kemi marrë në raport me qytetarët”, ka thënë Ahmeti... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.