Vetëm 200 mijë euro janë shpenzuar nga komunarët e Podujevës për projekte kapitale për tre muajt e parë të këtij viti.
Kjo komunë për këtë kategori buxhetore i ka më shumë se 5 milionë euro, shkruan sot “Koha Ditore”. Ndërsa, krejt shuma e buxhetit të shpenzuar për të gjitha kategoritë buxhetore është pak më shumë se 3 milionë euro nga 19 milionë sa është buxheti fillestar për këtë vit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shpenzimet e buxhetit për periudhën janar-mars kanë arritur në shumën 3 milionë e 246 mijë e 969 euro. Për paga dhe mëditje janë shpenzuar 2 milionë e 870 mijë e 413 euro, për mallra dhe shërbime 71 mijë e 153 euro, për shpenzime komunale 61 mijë e 359 euro, për subvencione dhe transfere janë shpenzuar shumë prej 44 mijë e 11 euro, si dhe për investime kapitale janë shpenzuar 200 mijë e 33 euro”, thuhet në raportin financiar janar-mars të Komunës së Podujevës.
Për rrymë, kjo Komunë për këta 3 muaj ka harxhuar 39 mijë e 321 euro, për ujë 9 mijë e 224 euro, mbeturinat 11 mijë e 89 euro, shpenzimet telefonike 1 mijë e 723 euro, shpenzimet e telefonisë mobile 1 mijë e 129 euro, shpenzime kontraktuese të tjera 36 mijë e 92 euro, furnizim me ushqim dhe pije 2 mijë e 425 euro, ndërsa furnizime mjekësore 883 euro... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.