Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Katër milionë euro prona të shkëmbyera e të shpronësuara

Shpronësimet dhe shkëmbimet e pronave të ndryshme private për realizmin e projekteve infrastrukturore, e kanë identifikuar gjatë këtij mandati qeverisjen aktuale të Komunës së Pejës, të drejtuar nga Gazmend Muhaxheri.

Për nga numri dhe vlera e pronave të shpronësuara dhe të shkëmbyera, komuna e Pejës ngjason goxha në një agjenci të pronave, shkruan sot “Koha Ditore”. Drejtori për Shërbime Pronësore-Juridike, Edmond Shala, tregon për KD-në se prej fillimit të vitit 2014 e deri në fund të vitit të kaluar, janë shpronësuar 11 prona dhe janë shkëmbyer 15 prona të tjera private me ato komunale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jemi komuna kampione në Kosovë për shkëmbimin e pronave dhe të gjitha këto shkëmbime e shpronësime janë bërë për realizimin e projekteve të ndryshme, kryesisht në qytetin e Pejës, për hapjen e rrugëve të reja, për hapjen e shtegut të ecjes, për realizmin e projektit të Lumëbardhit dhe për projekte të tjera. Pra, qytetarët duhet ta dinë se të gjitha këto shpenzime kanë qenë investime kapitale në infrastrukturë”, i tregon Shala qëllimet e këtyre shpronësimeve dhe shkëmbimeve të pronave.

Të gjitha shkëmbimet e pronave private me ato komunale, Shala i arsyeton me mungesën e financave për t’i shpronësuar ato... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.