Autoritetet e Prizrenit kanë shfaqur besimin se projekti për rregullimin e shtratit të Lumëbardhit brenda qytetit do të nisë së realizuari në verë të këtij viti, ashtu që rrjedha e ujërave të këtij lumi dhe shtrati të kenë një pamje më të bukur.
Madje, sipas tyre, tashmë është siguruar edhe mbështetja financiare nga Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor dhe se tashti mbetet që në muajt në vijim të zbatohen procedurat tenderuese. Deri tashti, para publikut nuk janë prezantuar hollësi lidhur me këtë projekt kapital, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithëkëtë në mbledhjen e fundit të Këshillit Komunal të Sigurisë në Bashkësi, teksa është diskutuar për përgatitjet për sezonin veror dhe atë të festivaleve në qytet, kryetari i Komunës, Ramadan Muja, ka theksuar se rregullimi i shtratit të Lumëbardhit synon shtimin e atraktivitetit të qytetit në raport me vizitorët dhe turistët.
“Me MMPH-në pak ditë më parë kemi nënshkruar memorandumin për rregullimin e shtratit të Lumëbardhit në vlerë prej 600 mijë eurove. Presim që projekti të nisë së zbatuari në korrik të këtij viti, përkatësisht punimet për rregullimin e rrjedhës horizontale me kaskada, me ujëvara, me ndriçim e gjelbërim, për t’ia shtuar bukurinë”, ka thënë Muja... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.