Nën kryesimin e drejtorit të drejtorisë për Punë të Përgjithshme Administrative Armend Voksi, sot është mbajtur mbledhja e radhës e bordit të drejtorëve në komunën e Gjakovës, me ç‘rast edhe janë miratuar një sërë pikas të rendit të ditës, kryesisht janë marrë vendime për ndarjen e granteve në bujqësi de në sektorin e rinisë si de ndarjen e bursave për sektorin e arsimit.
Fillimisht është miratuar kërkesa e drejtorisë për Bujqësi, Pylltari de Zhvillim Rural për subvencionimin e 25 bletarëve me komplete për bletari e gjithashtu është vendosur edhe për renovimin de mirëmbajtjen e Pendës për Ujitje në fshatin Babaj i Bokës. Kësaj drejtorie gjithashtu i është dhënë mbështetje edhe në organizimin e aktivitetit tradicional “Ditët e Agrobiznesit”, i aktivitet i cili sivjet pritet të jetë shumë më madhështor se në të kaluarën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga drejtoria për Kulturë, Rini de Sport është miratuar kërkesa për ndarjen e 10 mijë eurove për dhënie të granteve për organizatat rinore, veprim i cili sivjet po aplikohet për erë të dytë. Sipas drejtorit të DKRS-së Meriton Ferizaj, kjo shumë po planifikohet të ndahet vetëm për fazën e parë pasi kjo drejtori po planifikon që një grant të tillë ta ndajë edhe në një fazë tjetër në të ardhmen.
Ndërkohë, një lajm i mirë në këtë takim ka ardhur nga drejtoria e Arsimit, Shkencës de Teknologjisë, e cila ka planifikuar të ndajë bursa për 50 studentë, në vlerë të përgjithshme prej 30 mijë euros.
Bordi i drejtorëve ka miratuar edhe pika tjera të kësaj natyre, shumica prej të cilave kishin të bënin më mbështetje financiare për organizata de projekte të ndryshme, siç bije fjala mbështetja e Ansamblit të Valleve të Qytetit de Ansamblit “Isa Boletini” të Rogovës, pastaj mbështetja e shoqatës së veteranëve të Arsimit “7Marsi” e të tjera.