Nisma, dega në Prizren ka adresuar akuza të reja ndaj qeverisje Muja, transmeton Koha.net.
Përmes një kumtese partiake, Nisma thekson se dështimi i qeverisjes së të dënuarit Ramadan Muja po i kushton shtrenjtë qytetarit të Prizrenit edhe në fushen e shëndetësisë, ku si rezultat i përplasjeve të koalicionit të dështuar PDK-LDK, po mungojnë madje edhe barnat esenciale në QKMF – në Prizren.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërveç mungesave të mëdha të barnave dhe gjërave elementare në spitalin regjional të Prizrenit, këto barna janë në mungesë për muaj të tërë edhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, e cila menaxhohet nga “Familja Muja”, ku pacientet që varen nga Insulina, me muaj të tërë po sillen vërdallë nëpër korridoret e QKMF-së, ku askush nuk është në gjendje që t’u përgjigjet këtyre pacientëve, thotë ndër të tjera kumtesa.