Me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit shumëvjeçar nga rajoni i Gjilanit, Ganimet Klaiqi, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Klaiqi, transmeton Koha.net.
Në telegram thuhet:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“E nderuara familje Klaiqi,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të njohur nga rajoni i Gjilanit, Ganimet Klaiqi.
Ganimetin e kam pasur rastin ta njohë tash e 30 vite dhe mund të them se ai do të mbahet në mend përgjithmonë së pari për njerëzoren, sikurse që do të mbetet ikonë e gazetarisë së Gjilanit, Anamoravës dhe të mbarë Kosovës dhe shembull për gjeneratat e reja.
Pa Ganimetin, gazetaria e publicistika në Republikën e Kosovës do të jetë më e varfër, e më e mangët.
Ngushëllime familjes, shokëve, kolegëve, miqve e farefisit. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telegram.