Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Universiteti publik i Gjilanit në zgjedhje nën dyshimet për parregullsi

3 mijë e 517 studentë të universitetit “Kadri Zeka” nga katër departamente të këtij universiteti publik sot (e hënë) do të votojnë për t`i zgjedhur përfaqësuesit e tyre.

Por në zgjedhje do të jetë vetëm organizata “Rinia Studentore” ngase Unioni i Studentëve Proevropian (USPE) janë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në këtë proces, ngase pretendojnë se ka pasur shkelje ligjore duke ftuar studentët që të bojkotojnë procesin zgjedhor, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vaxhid Sadriu, sekretar i përgjithshëm i universitetit “Kadri Zeka” ka deklaruar se zgjedhjet studentore do të mbahen, të hënën, dhe se nuk ka pasur asnjë shkelje ligjore ngase vetë organizata USPE është tërhequr nga gara.

Sipas tij, kjo organizatë e cila është certifikuar është tërhequr në momentin e përmbylljes së fushatës zgjedhore.

“Zgjedhjet do të mbahen ngase kjo organizatë është certifikuar dhe tash kur po mbyllet fushata zgjedhore kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë. Kur kemi dy organizata të cilat janë certifikuara dhe njëra heq dorë papritmas atëherë shkojmë në zgjedhje edhe me një organizatë. Ambiciet e kësaj organizate nuk i njoh dhe kam pasur qëndrim parimor ndajtyre dhe ndaj të gjithëve. Ata po thonë se po i krijojnë kushte tjetrës organizatë dhe gjoja se nuk duhet të krijohen kushte, mirëpo ne me rregullore e kemi që duhet të krijojmë kushte të barabarta për të dy organizatat. Ata janë thirrur nëpër takime dhe ka qenë edhe përfaqësuesi i Ministrisë dhe janë procesverbalet dhe ato çfarë thonë janë jo reale. Procesi ka ecur mbarë shumë mbarë dhe këta prej fillimit kanë abstenuar dhe nuk kanë ardhur në komision”, ka thënë ai... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.