Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Suspendohet mësimdhënësi nën dyshimin për ngacmim seksual

Drejtoria komunale e arsimit në Ferizaj e ka suspenduar nga puna mësimdhënësin M.S. në shkollën fillore “Ahmet Hoxha” në Ferizaj, i cili ditë më parë dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht nxënësen A.A., 11-vjeçare. Rasti ka kaluar te organet e drejtësisë.

Mësimdhënësi M.S. me një akuzë të tillë është përballë dy vjet më parë, kur punonte si mësimdhënës në shkollën e fshatit Manastirc, shkruan sot “Koha Ditore”. Procesi gjyqësor e ka nxjerrë të pafajshëm mësimdhënësin, për shkak të mungesës së provave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me rekomandim të Drejtorisë për arsim, M.S. është transferuar në shkollën fillore “Ahmet Hoxha”.

Në rastin e fundit ka ndodhur edhe një përleshje fizike në mes të familjarëve të nxënëses dhe mësimdhënësit brenda hapësirave shkollore, për të cilin është hapur një rast i veçantë nga Policia.

Muhamet Halili, drejtor i arsimit në Komunën e Ferizajt, ka njoftuar se tashmë ka marrë vendim dhe e ka suspenduar nga puna këtë mësimdhënës derisa organet e drejtësisë të dalin me një vendim apo raport të saktë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.