Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Drerët e Kunovikut

Pakkush e merr rrugën për në fshatin Kunovik, që gjendet në juglindje të Komunës së Vushtrrisë, rreth 20 kilometra larg qytetit.

Ky vend, pos që ka mbetur pa banues, shumica e atyre që dikur jetonin këtu nuk janë më as pronarë të tokave, shkruan sot “Koha Ditore”. Pronari i pjesës më të madhe të këtij fshati ka sjellë diçka të re këtu. Kunoviku me asnjë banor të përhershëm dhe me vetëm një shtëpi, pritet të bëhet atraktiv për shumë vizitorë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Banorët e rinj” nga Gjermania e Kroacia, mund të bëhen sebep që shumë qytetarë të Kosovës të marrin mundin për t’u ngjitur kodrës rreth 900 metra lartësi mbidetare të këtij fshati. Vetëm 1 kilometër rrugë është pa asfalt, prej kur hap krahun djathtas në fshatin Ceceli, që është në jugperëndim të Kunovikut.

Rruga përpjetë kodrës vazhdon tutje edhe për rreth 1 kilometër në një asfalt të ngushtë që është shtruar vitin e kaluar deri para dyerve të oborrit të vetëm në fshat. Nuk ka nevojë as për të thirrur të zotin e shtëpisë, pasi Hajdar Muli (77) është aty rrotull duke u kujdesur për drerët e drenushat, bletët, pulat, shotat, bibat e paunët.

Mysafirët e mundshëm nuk kanë “derë” tjetër në fshat për të trokitur. Dhe plaku Hajdar del menjëherë, sapo të dëgjojë ndonjë zhurmë makine... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.