Pushteti lokal i Prizrenit ndonëse ka marrë vendim që prej fillimit të këtij viti të mbulojë shpenzimet e varrimit për të gjitha rastet mortore, ende nuk po e zbaton këtë politikë publike, shkruan sot Koha Ditore.
Shkas për këtë është bërë klasifikimi joadekuat i kategorisë së shpenzimeve. Autoritetet lokale kanë pranuar se mbulimin e shpenzimit të varrimeve e kanë futur në kategorinë e investimeve kapitale, ndërkohë që është dashur të jetë në kuadër të subvencioneve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë mbledhjen e fundit të qeverisë komunale janë autorizuar Drejtoria për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Zyra e Auditimit të Brendshëm dhe Zyra e Prokurimit që të gjejnë mënyrën për ekzekutimin e kësaj politike publike.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.