Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ambasadori i Kuvajtit në Shqipëri vizitoi Malishevën

Ambasadori i Kuvajtit në Shqipëri, Fayez Mishari M. Al-Jassim, ka qëndruar sot në Malishevë dhe është pritur nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net .

“Më vjen mirë që ju jeni sot këtu në Komunën e Malishevës” tha Begaj, duke shprehur kënaqësinë për vizitën e ambasadorit, të cilin më pas e ka njoftuar me Malishevën dhe rrjedhat e përgjithshme në Komunën e Malishevës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryetari Ragip Begaj dhe ambasadori i Kuvajtit në Tiranë, Fayez Mishari M. Al-Jassim, u pajtuan për mbajtjen e kontakteve dhe për mundësitë e bashkëpunimit mes Komunës së Malishevës dhe shtetit të Kuvajtit.