Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Opozita akuzon sektorin e arsimit për punësim nepotist të mësimdhënësve

Gjendja e arsimit në Komunën e Gjilanit dhe rezultatet e arritura po vlerësohen të dobëta nga Fehmi Sylejmani, këshilltar komunal nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh edhe anëtar i Komitetit Komunal për Arsim, shkruan sot Koha Ditore.

Ai ka akuzuar Drejtorinë e arsimit se pranimi i kuadrove për mësimdhënës në baza partiake dhe familjare e kanë degraduar edhe më shumë këtë sektor dhe se pasojat, sipas tij, i bartin gjeneratat e reja të nxënësve sa i përket mësimnxënies. Thotë se mosngritja e cilësisë në arsim është një dëshmi e një qeverisjeje joparimore që nuk kanë projekte të mirëfillta arsimore, e cila po rezulton edhe me rënie të suksesit të nxënësve nga viti në vit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

(më shumë lexoi sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.