Këshilli Komunal i Sigurisë në Bashkësi ka debatuar situatën e sigurisë në Komunën e Prizrenit. Aspekt të veçantë ka nxjerrë atë të lypësve në Prizren, sidomos te Qendra Historike, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo është theksuar si një shqetësim i ngritur. Madje anëtarët e këtij trupi, të enjten, janë dakorduar që t’i dërgohet një shkresë zyrtare Policisë së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme me kërkesën për adresimin e këtij problemi, që paraqet shqetësim për qytetarët dhe vizitorët e Prizrenit. Në të njëjtën kohë është theksuar nevoja që organet e rendit të angazhohen më me seriozitet në këtë drejtim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, ka shprehur keqardhjen që çështja e lëmoshëkërkuesve po diskutohet për të disatën herë në KKSB dhe nuk po gjen zgjidhje.
(Më shumë sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.