Shumica e anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Prizrenit kanë votuar për miratimin e raportit financiar të Komunës së Prizrenit për vitin 2016, ani pse këshilltarët opozitarë kanë adresuar vërejtje të shumta për performancën buxhetore të Ekzekutivit lokal, shkruan sot Koha Ditore.
Madje sipas opozitës të dhënat që figurojnë në raportin vjetor financiar paraqesin edhe një dëshmi tjetër se menaxhimi i punëve në Qeverinë lokale nuk po ecën si duhet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtori i Financave, Ertan Simitçi, duke paraqitur raportin në fjalë ka theksuar se buxheti i planifikuar i Komunës së Prizrenit për 2016 kishte qenë 42.2 milionë euro, derisa ishin alokuar 38.2 milionë euro dhe nga to janë shpenzuar afro 37 milionë euro, apo 88 për qind në raport me planifikimin.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.