Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Më një qershor përurohet Spitali i Fëmijëve në Bair të Mitrovicës

Kryerja me sukses i punëve në Spitalin e Fëmijëve në Bair të Mitrovicës, ka qenë temë kryesore diskutimi e kryetarit të Komunës, Agim Bahtiri, dhe ushtruesit të detyrës së drejtorit të Spitalit rajonal në Mitrovicë, Hamëz Berisha dhe bashkëpunëtorit të tij, transmeton Koha.net.

Drejtori Berisha i tha kryetarit Bahtiri se situata e përgjithshme në spitalin që ai e drejton është gjithnjë e më mirë, në të gjitha aspektet. Ai tha se investitori i Spitali të Fëmijëve, që është Shoqata “Nëna Terezë” nga Gjermania, kërkon që inaugurimi të bëhet sa më shpejt.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Përfaqësuesit e shoqatës po insistojnë që përurimi të bëhet më 01.06.2017, kur është edhe Dita e Fëmijëve, prandaj ne i kemi kryer disa nga obligimet tona si spital dhe disa të tjera jemi në përfundim e sipër. Kështu, kemi sigurua 40 shtretër dhe dyshekët dhe na kanë mbetur edhe disa punë të vogla, që jemi të bindur se do i kryejmë para këtij afati. Mirëpo, për të qenë objekti i gatshëm për përurim na duhet edhe ndihma e juaj. Fjala është për rregullimin e oborrit të spitalit”, tha ai.

Kryetari Bahtiri tha se komuna gjithmonë ka qenë e interesuar që spitali të ofrojë shërbime sa më cilësore dhe efikase për qytetarët e komunës.

Kryetari Bahtiri dhe drejtori Berisha biseduan edhe për rregullimin e një këndi për lojëra të fëmijëve në oborrin e spitalit, me ç’rast u dakorduan që me mjete të përbashkëta të realizojnë këtë projekt.