Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi i Lipjanit tash tre muaj jofunksional, për sportin gjendet zgjidhja

Subjektet opozitare PDK, AAK, PSDK në Lipjan po i bojkotojnë mbledhjet e KK-së me të cilat duhet të merren vendime për subvencionimin e klubeve sportive, të fermerëve, OJQ-ve, pastaj bartjen e buxhetit nga viti i kaluar etj.

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka gjetur forma të tjera ligjore për t’i përkrahur aktivitetet sportive me nga 2 mijë euro, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

KK i Lipjanit prej më shumë se 3 muajsh nuk funksionin, shkaku i prishjes së koalicionit qeverisës LDK-AAK, ndërkohë mosprania e opozitës nëpër mbledhje po e dëmton drejtpërdrejt interesin e qytetarëve, të cilët po kërkojnë realizimin e projekteve kapitale, ngritjen e lapidarëve të dëshmorëve, subvencionimin e sportistëve etj.

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka thënë se nuk mund të ndërpriten aktivitetet e klubeve sportive shkaku i opozitës, e cila po e bllokon punën e KK-së për interesa personale e politike.

Ai tashmë ka nënshkruar gjithsej 8 kontrata me përfaqësues klubesh sportive për t’i mbështetur me nga 2 mijë euro sipas procedurave ligjore, derisa subjektet opozitare po vazhdojnë t’i bojkotojnë mbledhjet e KK-së, duke e kërkuar votëbesimin e pozitës së kryesuesit me arsyetim se tashmë e kanë shumicën e numrave... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.