Zyrtarët komunalë të Graçanicës kanë njoftuar se ka nisur ndërtimi i dy objekteve për banim social në fshatin Suhadoll.
Sipas këtij njoftimi, dy objektet, do të kenë një sipërfaqe prej 540 metrash katrorë dhe do të përbëhet nga 4 apartamente, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në Suhadoll të Komunës së Graçanicës ka nisur puna për ndërtimin e dy ndërtesave të reja të destinuara për banim social. Siç njoftoi Departamenti i Urbanizmit nga Komuna e Graçanicës, ka filluar ndërtimi i ndërtesës së banimit me tetë apartamente (dy ndërtesave me katër apartamente), i cili pas përfundimit, do të jenë për çiftet e sapomartuara që nuk kanë kushte banimi. Financimi për ndërtimin është dhënë nga Komuna e Graçanicës në vlerë prej 130.000 eurosh dhe përfshin ndërtimin e dy njësive kolektive e 540 metra katrorë”, thuhet në njoftim.
“Në Suhadoll janë tashmë të ndërtuara dy ndërtesa me tetë apartamente, të gjitha në pajtim me projektin e studentëve të arkitekturës nga Fakulteti i Shkencave Teknike në Mitrovicë. I tërë projekti është bërë pjesë e hartës sociale të Komunës së Graçanicës, i bërë vitin e kaluar”.