Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Punëkryerësi akuzohet për mosriparim të trotuarit të dëmtuar në Podujevë

Komunarët e Podujevës kanë thënë se janë në hall me kompanitë publike e private, të cilat nuk janë duke i kthyer trotuaret në gjendjen e mëparshme pas përfundimit të projekteve të tyre.

Megjithëse thonë se kanë kërkuar një gjë të tillë nga ato kompani, trotuaret nuk janë riparuar. Këtë e ka ngritur edhe këshilltari i PDK-së, Flakron Gashi, gjatë mbledhjes së fundit të Kuvendit Komunal, shkruan sot “Koha Ditore”. Ai ka thënë se trotuaret në afërsi të shkollës në fshatin Bajçinë janë shkatërruar tërësisht, edhe pse nuk ka dy vjet që janë ndërtuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nuk janë dy vjet apo dy vjet e gjysmë që trotuaret afër shkollës në fshatin Bajçinë janë rregulluar. Tashti ka punuar një kompani dhe më e keqja e saj që është, trotuaret nuk janë kthyer në gjendjen e mëhershme dhe unë nuk besoj që ato do t’i qëndrojnë edhe dimrit dhe pranverës së ardhshme sepse ato do të jenë tërësisht të shkatërruara”, është shprehur Flakron Gashi.

Nga ana tjetër, drejtori i Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim Faik Muçiqi, thotë se telashe të njëjta kanë edhe në vende të tjera... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.