Drejtues të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, të hënën, kanë takuar zyrtarët komunalë të Prizrenit, me të cilët janë dakorduar për jetësimin e projektit të vizitave shtëpiake, kushtuar kujdesit ndaj lehonave dhe të porsalindurve.
Sipas njoftimit të Komunës së Prizrenit shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Brandao Co dhe zëvendësshefi i zyrës, James Mugaju janë takuar me kryetarin e Komunës, Ramadan Muja, ku është diskutuar rreth përkrahjes së vizitave për shëndetin e nënave dhe fëmijëve në Komunën e Prizrenit. Takimi është mbajtur me dyer të mbyllura, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas vizitës së zyrtarëve të lartë të UNICEF-it, drejtoresha e Shëndetësisë e Prizrenit, Shpresa Goçaj ka thënë se bëhet fjalë për një projekt me mjaft rëndësi dhe implemtimi ka nisur disa kohë më parë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.