Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Miratohet projekti me investimet më të mëdha në Gjakovë

Kuvendi komunal i Gjakovës në një mbledhje të jashtëzakonshme të thirrur nga kryetarja e komunës, Mimoza Kusari-Lila, ka miratuar sot propozim vendimin për realizimin e projektit “Unazat dhe hyrje-daljet në qytetin e Gjakovës”.

Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka prezantuar në këtë mbledhje rëndësinë e implementimit të këtij projekti me ndikim esencial në zhvillimin ekonomik të vendit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kusari-Lila ka theksuar që implementimi i këtij projekti do të jetë njëri ndër investimet më të mëdha kapitale në historinë e qytetit të Gjakovës, ku do të bëhet lidhja më e mirë në mes të regjioneve për hyrje-daljet si dhe do të lirohet qarkullimi i komunikacionit në vend.

“Ja vlen të theksohet që asnjë projekt i deritanishëm në nivel të Kosovës, në aspektin gjeografik nuk ka qëndruar më mirë dhe më saktë sipas planit urbanistik dhe ky projekt ka mbajtur konsistencë për 34 vite dhe po kthehet prap në trajtim dhe miratim me të njëjtat vija ashtu siç ishte paraparë në atë periudhë pa asnjë interes dhe motiv politik” ka shtuar Kusari Lila.

Ndryshe, projekti planifikohet të nisë në vitin 2018 dhe investimi i komunës së Gjakovës në bashkëpunim me BERZH është në vlerë prej 7 milion e 350 mijë euro, ndërsa në Ministria e Infrastrukturës do të participoj në shumë prej 18 milion e 790 euro.