Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PDK-ja kritikon vendimet komunale që i votoi vetë

PDK-ja e Ferizajt, megjithëse i ka votuar vendimet e fundit të Kuvendit Komunal në lidhje me Planin zhvillimor urban dhe atë për koncesionimin e banesave në bashkëpronësi, po konsideron se janë bërë shkelje ligjore, shkruan sot Koha Ditore.

Nënkryetari i PDK-së në Ferizaj, njëherësh këshilltar komunal, Lulzim Aliu, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka kritikuar Bajram Gecajn, zëvendësministër në MAPL, duke kërkuar nga ai moslejimin e vendimeve të jashtëligjshme të kryetarëve të komunave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Bajram Gecaj, të lutem mbroji Kushtetutën dhe ligjet, në përputhje me pozitën tuaj në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. Monitoro ligjshmërinë e vendimeve nëpër komuna dhe lëri investimet kapitale politike nëpër komuna se nuk është punë juaja. Kontrollo dhe mos i lejo veprimet dhe vendimet e jashtëligjshme të kryetarëve të komunave se nuk kanë të ndalur. Mos lejo që politika të bëhet, edhe zyrtarisht, instrument për pasurim të paligjshëm dhe mos lejo që kuvendet komunale të bëhen instrumente të pushteteve lokale, të kryetarëve të komunave”, thuhet, midis tjerash, në letrën e Aliut.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.