Temperaturat e ulëta, që kanë mbretëruar gjatë muajit prill, kanë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësinë e Malishevës. Vetëm 27 fermerëve lokalë u janë shkaktuar dëme në vlerë prej rreth pesëqind mijë euro. Kështu u tha sot, në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, të cilën e drejtoi nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku.
Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Murat Hoxha, gjatë raportimit të tij, tha se “komisioni vlerësues, për dëmet e shkaktuara në bujqësi, si pasojë e temperaturave të ulëta, i ka vizituar të gjithë ata fermer të cilët janë ankuar dhe dëmet e vlerësuar janë 488.246 euro”. “Numri i fermerëve të cilët janë ankuar, është 27 fermer, të cilët janë ankuar për dëme në pemëtari, vreshtari, serra dhe të mbjella pranverore (misër), dhe vetëm tek këta fermer, është vlerësuar ky dëm. Dëmet duhet të jenë shumë fish më të mëdha, marrë parasysh faktin se fermerët, jo të gjithë janë ankuar”, tha drejtori Hoxha.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërndryshe në mbledhjen e sotme, drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Blerta Krasniqi, ka bërë të ditur se kanë filluar përgatitjet për shënimin e 16 qershorit, Ditës së Dëshmorëve dhe Ditës së Çlirimit të Komunës së Malishevës.
Edhe drejtorët e drejtorive tjera komunale, ka raportuar për aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar dhe planifikimet për javën në vijim.