Qeverisja lokale e Gjilanit deklarohet se do të përfundojë procesin e digjitalizimit të Arkivit Komunal në muajin qershor të këtij viti. Nazim Gagica, drejtor i Administratës së Përgjithshme të Gjilanit, ka bërë të ditur se kanë siguruar hapësirat ku do të vendoset Arkivi Komunal, përkatësisht në hapësirat të cilat në të kaluarën i shfrytëzonte Kuvendi Komunal të cilat gjendet në objektin e administratës.
Ai thotë se lëndët do të sistemohen në atë hapësirë dhe do të ndodhë seleksionimi i tyre dhe do të ruhen nga 5 deri në 30 vite, varësisht nga rëndësia e tyre, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Janë 1 mijë e 140 metra gjatësi lëndë që do të vendosën në atë hapësirë dhe të gjitha janë lëndë të administratës komunale nga të gjitha drejtoritë. Ato lëndë do të ruhen nga 5 vite deri në 30 vite dhe më pastaj dërgohen në Arkivin Ndërkomunal, i cili gjendet te Konvikti i Shkollave të Mesme. Do të ndodhë seleksionimi i tyre dhe një pjesë do të asgjësohet, sepse kemi shumë dokumente të cilat duhet tëasgjësohen, mirëpo pa u bërë seleksionimi nuk mundet të ndodh kjo. Sa i përket kësaj faze ne i kemi përfunduar të gjitha”, ka thënë ai.
Sipas tij, digjitalizimi i Arkivit Komunal do të ndikojë në lehtësimin e punës së përditshme të zyrtarëve komunalë, të cilët kanë nevojë që të kërkojnë një dokument të caktuar.
Ai thotë se procesi i digjitalizimit të Arkivit Komunal do të shkojë përmes Zyrës së Prokurimit i cili do të shpallë tenderin dhe pastaj të përzgjidhet operatori, i cili do të merret me digjitalizimin e arkivit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.