Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Obiliqi, i zhgënjyer me mosmiratimin e Projektligjit për minierat dhe mineralet

Komunarët e Obiliqit janë shprehur të zhgënjyer me mosmiratimin e Projektligjit nr. 05/L-128 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-163 për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 04/L158, i cili, sipas tyre, do të mundësonte që renta minerare të rialokohej në buxhetin komunal.

Në një reagim të kryetarit të kësaj komune, Xhafer Gashi, thuhet se banorët e Obiliqit janë duke jetuar në një ambient ku shkelen të drejtat kushtetuese, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës, me padurim kemi pritur miratimin e Projektligjit nr. 05/L128 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-163 për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 04/L-158. Miratimi i këtij projektligji do t’i hapte rrugë implementimit të Ligjit për zonën e rrezikuar mjedisore të Obiliqit dhe rreth tij, konkretisht implementimit të pikës, e cila kërkon që renta minerare të rialokohet në Buxhetin Komunal të Komunës së Obiliqit ku ndodhet njësia biznesore”, thuhet në reagimin e kryetarit të Obiliqit.

“Fatkeqësisht, Komisioni funksional për zhvillim ekonomik, infrastrukturë, tregti dhe industri, ka rekomanduar që të mos miratohet në parim ky Projektligj. Arsyeja, sipas tyre, qëndron që ai është në kundërshtim me legjislacionin përkatës në fuqi. Ia rikujtojmë këtij Komisioni, që banorët e Komunës së Obiliqit janë duke jetuar në një mjedis ku janë duke u shkelur të gjitha ligjet në fuqi, janë duke u shkelur të drejtat kushtetuese, madje edhe parimetndërkombëtare të të drejtave të njeriut”.

Kreu komunal ka thënë se ligjet bëhen për t’u shërbyer qytetarëve e jo e kundërta... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.