Hysen Zeneli ka varrosur në oborrin e shtëpisë, babanë, vëllanë dhe hallën e tij.
Babai i tij siç thotë, gjatë kohës së luftës nuk kishte lëshuar shtëpinë dhe aty u vra nga forcat paramilitare serbe, njëlloj si motra e tij, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkaq shumë shpejtë edhe një anëtarë i familjes Zeneli, Aliu ka vdekur në frontin e luftës, si pjesëtar i UÇK-së.
Duke qenë se që të tre u vranë në luftë, familja i kishte varrosur në oborrin e shtëpisë, që u mor nën përkujdesjen e komunës së Mitrovicës.
Por vëllezërit Aliu thonë se lapidari që ishte ndërtuar për të tre personat e familjes, është shkatërruar, dhe komuna as që po kujdeset për ta rregulluar, e madje nuk i lejon as anëtarët e familjes t’i rregullojnë varrezat.
KTV ka kontaktuar edhe me Hysni Sylën, zëdhënësin e komunës së Mitrovicës.
Syla është shprehur se shumë shpejtë do të bëhet rregullimi i lapidarit pasi, sipas tij, kjo familje ka dhënë kontribut të madh gjatë luftës në Kosovë.