Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

NISMA akuzon qeverinë Muja për dështim në arkëtimin e të hyrave vetjake

Dega e NISMA-s në Prizren ka akuzuar Ekzekutivin komunal për performancë të dobët buxhetore që, sipas këtij subjekti, po përsëritet nga viti në vit. Sipas tyre, planifikimi joadekuat dhe arkëtimi i ulët i të hyrave vetjake po ndikon edhe në realizimin e buxhetit si tërësi.

“Udhëheqja e Qeverisë lokale në Prizren, nga i dënuari Ramadan Muja dhe klani i tij kriminal, nga mungesa e një vizioni qeverisës, por assesi nga mungesa e strategjisë për përfitime personale, tashmë vite të tëra po shpërfaq ngecjet dhe dobësitë në planifikimin dhe arkëtimin e të hyrave vetjake, gjë që po reflektohet edhe në realizimin e buxhetit komunal në përgjithësi. Përveç një performance të dobët buxhetore, të gjitha premisat na çojnë edhe në ngritjen e dyshimeve, rreth aftësisë menaxhuese të buxhetit komunal, më saktë realizimit të detyrave me përgjegjësi. Derisa kjo komunë vazhdon të qeveriset nga të njëjtit njerëz, normalisht se sfidat mbesin të njëjta dhe problemet sapo akumulohen edhe më shumë”, thuhet në një komunikatë të Zyrës së informimit të Degës së NISMA-s.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.