Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Vushtrrisë, është vetëpunësuar si Zyrtar për Arsimin e mesëm të Lartë, raporton KTV.
Madje, këtë drejtori Musaj Tërbunja, e ka bërë përmes një konkursi të datës 31 mars të këtij viti, derisa këtë të enjte e ka shpallur veten fitues të këtij konkursi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Komunën e Vushtrrisë kanë thënë se ky vend i punës ka qenë i lirë dhe i planifikuar me plan të personelit për vitin 2017, pasi që punëtorja Lirie Ferizi ka shkuar në pension.
Kjo është deklarata e Komunës së Vushtrrisë, por Vetëvendosje e cilëson si skandal të radhës këtë veprim të komunës.
Muhamet Bytyqi nga kjo parti, ka thënë se me këtë është bërë shkelje e Ligjit për konfliktin e interesit. Sipas Vetëvendosjes, me këtë qasje të vazhdueshme as që mund të priten ndryshime pozitive në fushën e arsimit e as të priten rezultate ndryshe nga ajo që ka dhënë rezultati i PISA-s për arsimin në vend.
Drejtori i Arsimit në Vushtrri e punëson vetën... by kohanet