Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MMPH përkrah Prizrenin për projektin e Lumbardhit

Ministri Ferat Shala dhe kryetari i komunës së Prizrenit Ramadan Muja nënshkruan Memorandumin për projektin “Sistemi i Ujërave të Zeza dhe projekti i Përmirësimit Infrastruktural në lumin Bistrica në Prizren”.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z. Ferat Shala priti sot zyrtarisht në takim, Kryetarin e Komunës së Prizrenit Ramadan Muja. Në ambientin e MMPH-së mes të dyja palëve u nënshkrua Memorandumin për projektin “Sistemi i Ujërave të Zeza dhe projekti i Përmirësimit Infrastruktural në lumin Bistrica në Prizren’’ investim i MMPH-së në vlerën prej 600,000.00 €

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga ky takim doli sugjerimi i Ministri z. Shala për Kryetarin Muja që të fillohet me procedurat e parapara me Ligj për realizimin sa më të suksesshëm të këtij projekti.