Zyrtarët e partisë më të madhe opozitare në Podujevë (PDK), janë ankuar se nuk kanë marrë përgjigje konkrete për disa shpenzime që komunarët i kanë bërë gjatë tre muajve të parë të këtij viti, shkruan sot Koha Ditore .
Shefi i Grupit të këshilltarëve të kësaj partie, Rafet Llapashtica, ka kërkuar që kjo të shënohet edhe në procesverbalin e kësaj mbledhjeje, që është mbajtur të mërkurën. Ai ka kërkuar të dijë se në bazë të të cilit dokument u është përcaktuar drejtorëve të Ekzekutivit shpenzimi i 20 eurove për telefoninë mobile dhe pse janë shpenzuar aq shumë gjatë periudhës janar-mars, kur dihet që zyrtarët komunalë bisedojnë falas ndërmjet vete.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.