Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

GJG i shqetësuar me pa të drejtat e punëtorëve

Grupi joformal i grave dhe vajzave të Komunës së Prizrenit sot ka zhvilluar një aktivitet simbolik në ditën ndërkombëtare të Punës, 1 Majit, transmeton Koha.net.

Në një kumtesë për medie, GJG ka thënë se Kosova gjendet me përqindje më të lartë të papunësisë në rajon. Gjithashtu, shumica e punëtorëve/eve vazhdojnë të punojnë pa kontratë pune dhe në kushte të mjerueshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas kumtesës, mungesa e sigurisë në vendet e punës pason me humbjen e jetës së punëtorëve.

Në kumtesë theksohet se gjatë vitit 2016, nëntë punëtorë kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës, ndërkaq ky fenomen i pasigurisë ka vazhduar edhe gjatë këtij viti, ku brenda tre muajve, katër punëtorë kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës.