Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ndihmohen 30 familje të Drenasit me pako ushqimore dhe higjienike

Shoqata bamirëse “Jetimët e Ballkanit” kanë ndarë 30 paku ushqimore e higjienike për familjet në nevojë në komunën e Drenasit, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Me këtë rast, drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ilir Shala ka falënderuar në emër të kryetarit shoqatën për ndihmën e vazhdueshme të saj që i bënë në komunën e Drenasit, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shala me këtë rast ka ndarë edhe një mirënjohje në shenjë falënderimi për shoqatën “Jetimët e Ballkanit”.

Përfaqësuesi i shoqatës, Halil Kastrati, ka falënderuar Komunën, e cila çdo herë ka qenë bashkëpunuese dhe e gatshme për t'i ndihmuar familjet skamnore. Ai ka premtuar përkrahje edhe në të ardhmen që t'i ndihmojë familjet të cilat kanë nevojë.​