Kompania “Ambienti” ka punësuar 35 arkëtarë për t`i menaxhuar 300 vende parkimi brenda qytetit.
Izet Rushiti drejtor në kompaninë “Ambienti” ka sqaruar kanë marrë në menaxhim edhe parkingjet në rrugët “Hamëz Jashari”, “Tahir Sinani”, “Ramadan Rexhepi”, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Aktualisht kemi 300 auto-parkingje në menaxhim nga 35 inkasant, andaj si kompani e re edhe parkingjet në këto tri rrugë i kemi bërë me pagesë në mënyrë që inkasantët të marrin detyrat e tyre të punës. Rruga “12 Qershori” dhe një pjesë e “Dëshmorët e Kombit” aktualisht janë pa pagesë për shkak të punimeve në shesh. Ndërkaq parkingjet të cilat nuk i kemi marrë ende në menaxhim janë rruga në drejtim të Gjilanit dhe disa rrugica të tjera”, ka thënë Rushiti.
Ai ka shtuar se kompania e re po funksionon mjaftë mirë derisa gjatë periudhës së fundit kanë arritur t’i përfitojnë dy tender nga komuna për menaxhim të hapësirave gjelbëruese. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)