Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka marrë vendim mbi përfundimin e marrëdhënies së punës të zyrtarit komunal H.H., për shkak se ky i fundit është dënuar nga gjyqësori me 8 muaj burgim për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Dënimi ndaj zyrtarit në fjalë fillimisht ishte shpallur nga Gjykata Themelore e Gjakovës, ndërkohë që ka marrë formën e prerë pas konfirmimit nga Gjykata e Apelit, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas përfundimeve të gjyqësorit, H.H. me mjetet e buxhetit të Komunës së Rahovecit kishte paguar faturat e rrymës së dy banesave, njëra prej të cilave rezulton të jetë e tij, ndërkohë që tjetrën e ka pasur në shfrytëzim.
Bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Themelore të konfirmuar edhe nga Apeli, kryetari Vehapi ka nxjerrë vendimin për largimin nga puna të zyrtarit të dënuar. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)