Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aktivizmi i qytetarisë aktive - sfidues

Është mbajtur tryeza për qytetarinë aktive në lokalitete të ndryshme të Kosovës në Prizren, shkruan sot Koha Ditore.

Ambienti ekzistues për promovimin e aktivizmit qytetar në rajonin e Prizrenit është sfidues, me gjithë disa shembuj pozitivë të organizimit komunitar në fshatra të caktuara, është thënë fillimisht të mërkurën në tryezën: “Qytetaria aktive në lokalitetet e ndryshme të Kosovës”, organizuar nga instituti GAP dhe OJQ “EC Ma Ndryshe”. Në kuadër të diskutimeve është pohuar se shembujt e suksesshëm të organizimit komunitar mund të shërbejnë si modele edhe për lokalitete të tjera, si në rajon, ashtu edhe në nivel vendi, për nxitjen e aktivizmit qytetar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Jeton Mehmeti nga instituti GAP, duke prezantuar një analizë në lidhje me këtë çështje, ka vlerësuar se aktivizmi qytetar është një ndër mënyrat më efektive për garantimin e funksionimit të drejtë të një sistemi demokratik qeverisës. Sipas tij, gjatë viteve ‘90 në Kosovë ka pasur një organizim të theksuar në komunitet, teksa pas vitit 1999 me hyrjen e vendit nën administrim ndërkombëtar dhe me krijimin e institucioneve vetëqeverisëse pothuajse është shuar kjo frymë e qytetarisë aktive.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.