Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zgjerohet hyrja e rrugës rajonale me kredinë e BERZH-it

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se ka iniciuar procedurat për zgjerimin e rrugës rajonale R107, përkatësisht segmentin e hyrjes në qytetin e Prizrenit. Sipas dikasterit qeveritar, projekti i lartcekur do të realizohet në saje të kredisë së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

“Është publikuar tenderi për realizimin e projektit infrastrukturor të financuar nga Ministria e Infrastrukturës, me anë të një kredie të dhënë nga BERZH-i. Me anë të kësaj kredie do të financohet zgjerimi i rrugës rajonale R 107, segmenti hyrja në qytetin e Prizrenit me gjatësi prej 3 kilometrash”, thuhet në komunikatën e divizionit për komunikim publik të MI-së, shkruan më gjerësisht Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.