Komunarët e Podujevës kanë lidhur kontratë me shoqatën e gjuetarëve “Llapi”, për të vrarë qentë endacakë që paraqesin rrezik dhe që janë të sëmurë. Janë 7 mijë e 500 euro që Komuna i ka ndarë për këtë çështje, shkruan sot Koha Ditore.
Zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Nazmi Elezi, thotë se prania e madhe e qenve endacakë paraqet një problem shqetësues edhe për këtë komunë. Sipas tij, vlerësohet se në territorin e Podujevës janë mbi dy mijë qenë endacakë, të cilët paraqesin kërcënim për jetën dhe rrezik për shëndetin e qytetarëve, sepse shumë nga ata qenë, siç thotë Elezi, janë të sëmurë dhe agresivë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.