Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Parku i Biznesit në Drenas pa impiant të ujërave të zeza

Ministrja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami dhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci kanë vizituar Parkun e Biznesit në Drenas, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Ata, me këtë rast janë zotuar se shumë shpejt do të zgjidhin problemin e ujërave të zeza në park.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas vizitës në Parkun e Biznesit, ata janë ndaluar në fshatin Korroticë e Epërme për të parë së afërmi problemin e krijuar në mos përfundimin e projektit në ndërtimin e impiantit për ujëra të zeza. Lladrovci tha se ky problem ekziston që nga viti 2010, pasi disa banorë kanë penguar përfundimin e punimeve.

"Brenda parkut si problem i pazgjidhur ende ka mbetur impianti i ujërave të zeza dhe sot kemi ardhur të gjejmë një zgjidhje , nëse nuk gjendet, do të zbatohet ligji", ka thënë Bajrami.