Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Drejtori i Arsimit të Lipjanit akuzohet se pengoi shpërndarjen e librave në Ditën e Leximit

Disa të rinj të Komunës së Lipjanit janë shprehur të revoltuar se Komuna ua pengoi një aktivitet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Leximit, raporton KTV.

Thonë se drejtori për Arsim në këtë komunë, i ka penguar të shpërndajnë disa libra në një shkollë fillore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Thonë se kishin për qëllim të shpërndanin libra në shkollën “Vëllezërit Frashëri”. Por, Drejtori i Arsimit, Rasim Hasani, deklaron se nuk ka pranuar kërkesë me shkrim nga këta të rinj, derisa ka shtuar se të njëjtit kanë keqpërdorur më herët institucionet arsimore.

Pasi u pengua aktiviteti i tyre, të rinjtë kanë protestuar para Komunës.

Ata ahanë se librat kanë qenë të grumbulluar në mënyrë vullnetare dhe do të shpërndaheshin falas në shkollën fillore, por kjo gjë nuk iu lejua.