Diskriminim territorial kanë bërë komunarët e Fushë-Kosovës në tenderin për larjen e automjeteve zyrtare.
Ata kanë kërkuar që autolarjet të mos jenë më larg se 5 kilometra nga objekti i administratës komunale, duke kufizuar konkurrencën e lirë dhe duke favorizuar ata që mund të jenë brenda kësaj hapësire, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAgjencia Kundër Korrupsionit në një opinion të saj lidhur me këtë aktivitet të prokurimit ka konstatuar se me këtë rast zyrtarët komunalë kanë shkelur Ligjin e prokurimit publik.
Ky opinion i AKK-së lidhur me tenderin “Larja e automjeteve zyrtare” i është drejtuar udhëheqësit të Zyrës së prokurimit, Bedri Obërtinca.
Nëpërmjet këtij opinioni i kërkohet Autoritetit Kontraktues-Komunës së Fushë-Kosovës, që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme drejt evitimit të shkeljeve të evidentuara, në mënyrë që të respektohen dispozitat përkatëse të Ligjit të prokurimit publik nr. 04-L/042, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-237, Ligjin nr. 05/L-068 dhe Ligjin nr. 05/L-092... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.