Përpjekja e Komunës së Prizrenit për gjetjen e një operatori të përshtatshëm ekonomik për hartimin e planit të mobilitetit në trafik dhe sigurisë në komunikacion ka rezultuar e pasuksesshme.
Organet komunale kanë marrë vendimin për anulimin e këtij aktiviteti të prokurimit ngase, sipas tyre, nga dy tenderë të pranuar njëri konsorcium ka qenë i papërgjegjshëm, derisa tjetri nuk e ka përmbushur kriterin e regjistrimit në sistemin e prokurimit elektronik, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ky aktivitet i prokurimit anulohet për shkak se operatori ekonomik ‘Liriu & eng Idea’ është i papërgjegjshëm. Ndërsa operatori ekonomik ‘Instat & Viva printy’ nuk mund të bëjnë konsorcium për shkak se në sistemin e prokurimit elektronik operatori ekonomik ‘Instat’ nuk është i regjistruar”, shkruan në njoftimin për anulimin e aktivitetit të prokurimit, të publikuar nga Komuna e Prizrenit. Në këtë njoftim gjithashtu është bërë e ditur se plani i mobilitetit ka për synim ngritjen e sigurisë në trafik.
Pushteti lokal i Prizrenit për hartimin e këtij plani ka planifikuar që të shpenzojë 25 mijë euro... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.