Agim Bahtiri i AKR-së, pranon se ka punësuar punëtorë me kontrata për shërbime të veçanta.
Ka thënë se janë rreth 40 punëtorë për parkingje dhe pastrues të Komunës, ndërsa në “Puls” të KTV-së ka thënë se në të kundërtën Komuna do të mbetej pa pastrim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKa mohuar kategorikisht se ata janë militantë të AKR-së.
“Ka pas edhe kërkesa nga disa drejtori për staf shtesë për punë të caktuara edhe ata të punësuar janë nga të gjitha partitë jo vetëm nga AKR-ja”, ka thënë ai.
Bahtiri arsyeton punësimin e dhëndrit të tij... by kohanet
Madje Bahtiri, në “Puls” ka pranuar se ka punësuar dhëndrin e tij, burrin e motrës. E ka arsyetuar këtë punësim në hallën e sporteve në Mitrovicë duke thënë se ai është ekspert, profesionist për ngrohje qendrore dhe teknologji në këtë salla sportive.
“Dhëndri im ishte adekuat dhe jo pse e kam dhëndër”, ka thënë Bahtiri, i cili ishte zotuar se nuk do të ketë punësime familjare.
Duke u arsyetuar në kritikat për lënien anash në investime në regjionin e Shalës së Bajgorës, Agim Bahtiri deklaroi se “askush nuk ka investuar më shumë se sa ai në këtë regjion”.
“Unë e kam mbështetur duke e pastruar borën e madhe, jam zotuar se do t’i lidhi rrugët e fshatrave të Shalës me Leposaviqin, pra do t’i lidhim edhe pse deri tash nuk janë lidhur. Jemi në fund, do t’i lidhim edhe 400 metra rrugë në një pjesë të disa fshatrave”, ka thënë Bahtiri, ani pse nuk ka qenë në gjendje të flasë në detaje për këto rrugë.