I pari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka ripërsëritur premtimin se ura mbi lumin Ibër do të hapet shumë shpejt.
“Mendoj se punimet përfundojnë në muajin maj. Ky projekt detal i ka edhe disa punë shtesë edhe disa ditë pas muajit maj dhe të lëshohet ura edhe pse jemi mësuar me politikat serbe që të negociojnë dhe mos t’i realizojnë premtimet”, ka thënë Bahtiri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë 19 prill, kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, kishte dhënë urdhër që të ndërpriten punimet në pjesën veriore të urës. Këtë vendim ai thoshte ta ketë marrë, pas disa incidenteve të ndodhura në Mitrovicë.
Asamblistët shqiptarë në Kuvendin Komunal të Veriut, kishin thënë për KTV-në se ky vendim i kryetarit Rakiq, është i pamenduar mirë.
Goran Rakiq ndërkaq, ka kërkuar nga autoritetet ndërkombëtare dhe vendore të sigurisë për të garantuar sigurinë e qytetarëve.
Zyra e BE-së në Kosovë, përmes një përgjigjeje elektronike, ka sqaruar se janë në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha palët përkatëse në lidhje me punimet në urën e Mitrovicës dhe ambientin përreth.
KTV-ja ka kontaktuar edhe ministrin e Mjedisit, Ferat Shala, i cili ka thënë se punimet në urë nuk duhet të ndalen. Kohë më parë është paralajmëruar që ura mbi lumin “Ibër” të lëshohet në qarkullim më 9 maj, pikërisht në Ditën e Evropës.