Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zgjerimi i një rruge në Suharekë peng i disa shtyllave elektrike

Punimet për zgjerimin e rrugës në komunën e Suharekës nuk po mund të vazhdojnë për shkak të disa shtyllave elektrike të cilat janë në trotuare.

Që nga nëntori i vitit të kaluar, Ministria e Infrastrukturës i ka bërë kërkesë KEDS-it për largimin e tyre shtyllave, por deri më tash, nuk është marrë ndonjë vendim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Edhe zyrtarët e Komunës së Suharekës kanë bërë kërkesë në KEDS që t’i largojnë këto shtylla, por që ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.

Por në KEDS nuk tregojnë se kur do t’i largojnë këto shtylla vetëm se thonë që janë duke u marrë me këtë çështje.

Shtatë shtyllat e tensionit të lartë dhe një trafostacion, që gjenden në vendit ku duhet të zgjerohet rruga nuk janë të vetmet pengesa.