Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Autoriteti i Konkurrencës pengon shtrenjtimin e koordinuar të makiatos në Gjilan

Pas marrjes së informacioneve nga burimet e ndryshme dhe nga rrjetet sociale, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës me efikasitet dhe saktësi, parandaloi implementimin e marrëveshjes së ndaluar në formë të bashkërenduar të kafeneve në qytetin e Gjilanit për rritje dhe fiksim të çmimeve për disa artikuj.

“Gjatë mbrëmjes së kaluar, (22.04.2017 e shtunë), inspektorët hetues, pas marrjes së informacioneve, vepruan me efikasitet dhe saktësi duke i identifikuar kafenetë të cilat ishin bashkëpjesëmarrëse në takim për arritjen e marrëveshjes së tyre për ngritje dhe fiksim të çmimeve për disa artikuj”, thuhet në komunikatë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

AKK thotë se fiksimi i çmimit është i ndaluar dhe i ndëshkueshëm sipas Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Image

“Meqë kjo marrëveshje ishte planifikuar të implementohet të hënën me 24.04.2017, inspektorët hetues, sipas detyrës zyrtare avokuan tek pronarët e këtyre kafeneve se implementimi apo hyrja në fuqi e kësaj çmimoreje, çmimore e cila u hartua me marrëveshje nga të gjithë pronarët apo përfaqësuesit e kafeneve, pjesëmarrës në kartel, është e kundërligjshme dhe që implementimi i ngritjes dhe fiksimit të çmimit do të prodhonte pasoja ligjore”, thotë AKK.

Më tej, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka thënë se pronarët e kafeneve me të cilët inspektorët hetues avokuan për rëndësinë e Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, e kuptuan shumë qartë se marrëveshjet e tilla kufizojnë mundësinë e përzgjedhjes nga konsumatori dhe që kufizimi i çmimeve në një vend me ekonomi të tregut me konkurrencë të lirë nuk lejohet.

“Autoriteti Kosovar i Konkurrencës është udhëzues dhe mik i përhershëm i bizneseve të cilët praktikojnë konkurrencën fer dhe lojale”, thuhet në komunikatë.