Me rastin e 18-vjetorit të rënies së dëshmorit, major Muharrem Ibrahimi, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka vlerësuar lart kontributin e tij të jashtëzakonshëm për të mirën e përgjithshme.
Haziri ka thënë majori Ibrahimi ishte kryengritësi i cili na mësoi se si ta luftojmë padrejtësinë shekullore, deri në flijim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Duke qenë me profesion prej ushtaraku, dëshmori Muharrem Ibrahimi asnjëherë nuk u dorëzua dhe nuk u frikua t’i dalë përballë armikut, në vijën e parë të frontit. Ai, sikur edhe mijëra dëshmorë, na mësoi se si ta luftojmë padrejtësinë shekullore, deri në flijim. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tij”, është shprehur Haziri.