Mbrëmë dështoi Kuvendi i Degës së Partisë së Drejtësisë në Lipjan. Delegatët, rreth 100 të pranishëm, kundërshtuan kandidaturat e imponuara nga niveli qendror, respektivisht nga Ferid Agani. Anëtarësia e PD-se në Lipjan propozuan për kryetar të degës kryetarin aktual të nëndegës së PD-së në Lipjan, Burim Budrimçaku, një afarist, intelektual dhe njeri ndër figurat e para në PD që nga viti 2004, por ai u kundërshtua nga strukturat e qendërs, përkatësisht Ferid Agani. Kështu thuhet në një njoftim nga dega e PD-së në Lipjanë, e nënshkruar nga Petrit Buja, anëtar i Kryesisë së kësaj dege.
Njoftimi saktëson se në shenjë pakënaqësie nga ndërhyrja e kreut të PD-së z.Agani, duke imponuar kandidat kukull, të gjithë delegatet braktisën punimet e Kuvendit, përjashtimisht atyre që kishin ardhur nga Prishtina dhe 7 vetave që mbetën brenda në sallë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, tradita e mashtrimeve vazhdoi. Megjithëse delegatët braktisën Kuvendin, ata me 7 delegatët e mbetur zgjodhën në mënyrë jodemokrartike ish-kryetarin e Degës, Xhavit Maholli.
Përmes njoftimit, në emër të atyre që nuk ishin në kuvend, iu bë thirrje organeve të KKZ-së në nivelin lokal dhe KQZ-së në nivelin qendror që rasti i djeshëm të rishikohet dhe kurrsesi të mos njihet për shkak të manipulimeve. Ata paralajmëruan ankesë.