Punësimi i mirëmbajtësit të objektit shkollor” Ilmi Bahtiari” të Blaçit të Dragashit, ka krijuar pakënaqësi te komuniteti. Për këtë nxënësit po e bojkotojnë procesin mësimor për të tretën ditë me radhë, shkruan sot Koha Ditore.
Me këtë formë të veprimit, komuniteti ka vendosur të shprehë zemërimin, lidhur me përzgjedhjen e mirëmbajtësit të shkollës. Në vend të personit të pranuar me konkurs nga Komuna e Dragashit, qytetarët e këtij fshati kërkojnë që detyrën në fjalë ta kryejë L.T., i cili është djali i mirëmbajtësit shumëvjeçar të shkollës, A. T., që ka ndërruar jetë disa kohë më parë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.