Prizren, 21 shkurt – Ora mësimore gjatë javëve të fundit nuk ka qenë lineare në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të ulëta të Prizrenit.
Ka pasur raste kur shkolla të caktuara e kanë shkurtuar kohëzgjatjen e orës mësimore së paku për 5 minuta, shkruan sot “Koha Ditore”. Kësisoj këto shkolla që janë të pakta në numër kanë punuar me orar të reduktuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZbatimin e kësaj praktike e kanë konfirmuar edhe drejtuesit e arsimit në nivel lokal, të cilët kanë arsyetuar se aranzhimet e tilla janë bërë vetëm për periudha të shkurtra kohore, shkaku i sasisë së pamjaftueshme të lëndëve djegëse për ngrohje. Mirëpo sipas tyre janë ndërmarrë masa që të normalizohet orari në këto shkolla.
Por një praktikë e tillë nuk është mirëpritur nga prindër të caktuar, të cilët kanë konsideruar se ora e rregullt mësimore i ka 45 minuta, dhe se nuk duhet privuar fëmijët e tyre nga mësimi i plotë.
Një informatë e tillë është transmetuar edhe te kryetari i Komunës, Ramadan Muja. Ky i fundit e ka adresuar këtë çështje publikisht te drejtori i Arsimit, Zahadin Shemsedini. Në kuadër të diskutimeve në mbledhjen e fundit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, Muja ka bërë të ditur se ka marrë informatë se në disa shkolla të Prizrenit, konkretisht në ShFMU “Abdyl Frashëri”, mësimi mbahet me orar të shkurtuar.
“Ora mësimore zgjat 40 minuta në vend të 45 minutave të parapara. S’guxon të ndodhë kjo praktikë në Komunën e Prizrenit”, ka thënë Muja, duke sqaruar se në Komunën e Prizrenit në vitet e fundit janë ndërtuar rreth 20 objekte të reja shkollore... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.