Gjilan, 21 shkurt - Menaxhmenti i kompanisë së pastrimit “Eko-higjiena”, ka bërë të ditur se nuk e kanë ndër mend që t`i përfillë rekomandimet, të cilat janë dhënë nga Kuvendi Komunal i Gjilanit për kthimin e 17 punëtorëve në vendet e tyre të punës. Atyre u është shkëputur kontrata.
Senad Ramaj, ushtrues i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të kompanisë, thotë që rekomandimet e Kuvendit Komunal të Gjilanit nuk janë vendime, ndaj nuk do t’i zbatojnë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, punëtorët të cilëve u është shkëputur kontrata, në rast se vlerësojnë se atyre u është bërë e padrejtë, mund t’i drejtohen Gjykatës Themelore në Gjilan dhe të kontestojnë vendimin për shkëputjen e kontratës.
Ai thotë se nuk e ka ndërmend që t’i kthejë këta punëtorë në punë dhe se i kishte propozuar komunës që këta punëtorë të punësoheshin në ndërmarrjen e re komunale “Tregu”, mirëpo ky propozim nuk ishte pranuar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.